Disa persona raportohet të kenë mbetur të vrarë në një sulm me thikë, mbrëmjen e së premtes, në qytetin perëndimor gjerman të Solingen.

Sipas Bild, një person ende i paidentifikuar sulmoi me thikë kalimtarët gjatë një festivali që mbahej në qendër të qytetit. Nga ngjarja po ashtu raportohet për disa të plagosur.

Autori i dyshuar arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në ndjekje të tij. Mbi qytet u panë të fluturonin edhe helikopterë të policisë.

Sulmi ndodhi gjatë festivalit që shënon 650 vjetorin e Solingenit. Autoritetet e qytetit kërkuan që njerëzit të largoheshin nga zona, teksa policia vendosi perimetrin e sigurisë./tvklan.al