Ilir Selmani nuk pranon të ketë lidhje me vrasjen e Santiago Malkos.

“Me Leonard Dukën kam lidhje miqësie shumëvjeçare”, ka thënë ai në dëshminë para hetuesve. Nuk e kam takuar prej shumë muajsh dhe nuk kam informacion për vrasjen e Santiago Malkos.

Nuk e njoh fare, e kam parë vetëm në televizor që flitej për të. Prej muajsh kam qëndruar i fshehur dhe rrallë kur dilja lëvizja i armatosur sepse më rrezikohet jeta nga kundërshtarët e mi dhe të Leonardit. Më kanë thënë se Ervis Martini do të më heqë qafe”, mësohet të ketë deklaruar Ilir Selmani.

Ai u vu në pranga pasditen e djeshme. Në momentin e arrestimit në rrugën “Endri Keko”, Selmani mbante me vete edhe një pistoletë. Pas sekuestrimit të armës nga policia, ajo rezultoi e mbushur me një plumb, gati për qitje.

Klan Plus