Spitali Amerikan i Tiranës, tashmë i afirmuar në 21 specialitete, përveç shërbimit modern që u ofron pacientëve shqiptarë ka nisur që prej vitit të kaluar nismën e tij për ngritjen profesionale të mjekëve klinicistë dhe të standardeve të shërbimit spitalor.

Besim Elezi: “Në radhë të parë ju thash është shkencë, por është dhe aktivitet moral,aktivitet racional edhe emocional mjekësia. Vendoja e raportit të mjekut të sëmurë është një proces i ndërlikuar dhe ky raport duhet të jetë raport simpatie reciproke, simpatie dhe besimi reciprok. Kjo mund të krijohet vetëm me fjalën e gjallë, me kontaktin e gjallë njerëzor jo të shtirur. Por të ketë njeriu parimin që ti shërbejë të sëmurit ashtu siç do t’i shërbente të afërmit e tij, njeriut të tij me dashuri. kjo do të jetë fitore edhe principi jetik është i pavdekshëm në mjekësi.

Mjekë të poliklinikave dhe spitaleve të rretheve, qendrës spitalore “Nënë Tereza” dhe Spitali Ushtarak, u njohën me metodat bashkëkohore që përdoren në këtë qendër.

Të pranishmit u ndalën në rolin dhe testimin laboratorik që aplikohen në spitalin Amerikan i cili ofron një gamë prej 780 ekzaminimesh./tvklan.al