Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gazetarët përball krimit të organizuar. Ka qenë kjo tema që ka ngjallur më shumë debate në seminarin lufta kundër këtij krimi. Duke u ndalur tek pasqyrimi në median shqiptare i veprimtarisë mafioze, korrupsionin dhe kontrabandës është konstatuar se gazetarët janë tërësisht të pa mbrojtur përball këtyre fenomeneve.

Sipas gazetarëve që kanë diskutuar edhe vetë shtetit nuk i intereson një media e fuqishme që të investigoj krimin e organizuar, pasi cënon direkt segmentet e korruptuara të tij. Ndërkohë seminari lufta kundër krmit të organizuar ka përfunduar sot diskutimin, kostatimet dhe propozimet e të cilëve do ju përcillen organeve përkatëse.

Fatmir Mediu dhe Maks Haxhia, sqarojnë hapat e sygjeruar për të luftuar krimin.

Fatimir Mediu, kryetar i PR:- “E para mendoj se duhet patjetër që të vihet në eficensë kooperimi ndërmjet institucioneve. Duket që ka një lloj shkëputjeje në angazhimin e një lufte të përbashkët për vendosjen e rendit. Pra masa të ashpra ndëshkuese duke parashikuar dënimet kapitale, por njëkohësisht edhe ndryshim të strukturave institucionale si mund të jetë prokuroria, gjykata për të bërë më eficente luftën kundër krimit të organizuar”.

Avokat Maks Haxhia:- “Ne në fund të konferencës kemi vendosur të përgatisim një material të gjerë me masa konkrete që propozojmë ne ndihmë të organeve të specializuara ligjore që kanë marrë përsipër me ligj luftën kundër krimit të organizuar. Duke përmbledhur kostatimi jonë në këtë fazë të punimeve të këtyre dy ditëve, mund të themi që kemi organizuar është bërë një realitet në shoqërinë civile shqiptare”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego