JuveJuntus ka fituar pas më shumë se 14 vitesh në stadiumin “San Paolo”.

Ekipi torinez ka mundur 3 – 1 në sfidën me Napoli që e mban përsëri në krye të renditjes, 3 pikë larg Roma.

Lojtarët vendas e kanë nisur mirë takimin, por ka qenë Pogba që me golin e tij e ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin e miqve. Britos ka barazuar përkohësisht rezultatin në të 64’, por Caseres nuk ka gabuar më duke rikthyer avantazhin e Juventus pak minuta më vonë me një gol që u shënua në pozicion të dyshimtë.

Megjithatë goli i Vidal në çastet e fundit ka vulosur fitoren e Juventus.

Derbi mes Roma dhe Lazio ka përfunduar në barazim 2 – 2. Një ndeshje e fortë ku rastet e shënimit janë shfaqur në që minutat e para. Lazio e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë me golat e kapitenit Mauri dhe sulmuesit Felipe Anderson. Pas pushimit Roma është rikthyer në fushë më kërkuese, falë edhe zëvendësimeve të kryera nga trajneri Garcia.

Legjenda Francesco Totti ka shënuar 2 herë duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja. Interi është rikthyer te fitorja pas 2 barazimeve radhazi në kampionat duke mundur Genoa me rezultatin 3 – 1.

Blerja më e re e zikaltërve Xherdan Shaqiri ka qëndruar në stol gjatë të gjithë sfidës. Një ndeshje e zotëruar nga Inter, ndërsa vetëm 1 gol i Genoa nuk ka mjaftuar për të marrë pikë në San Siro.

Të shtunën Milan ka barazuar 1 – 1 në fushën e Torino duke qëndruar pësëri jashtë zonës së kupave të Europës.

Tv Klan