Seriali i ri “She-Hulk: Attorney at Law” shfaqet premierë në Los Anxheles





Seriali i ri “She-Hulk: Attorney at Law” shfaqet premierë në Los Anxheles

23:50 16/08/2022

Seriali më i ri nga Marvel Studios do të fillojë transmetimin më 18 Gusht

Seriali më i fundit televiziv i Marvel Studios, “She-Hulk: Attorney at Law” u shfaq premierë në Los Anxhelos.

Yjet kryesorë të serialit, Tatiana Maslany dhe Mark Ruffalo, u sollën në tapetin e kuq nga krijuesja e serialit Jessica Gao.

“She-Hulk: Attorney at Law” përqendrohet tek personazhi Jennifer Walters, një avokate 30-vjeçare e cila është e specializuar në çështje të ndryshme ligjore deri tek ato më të rëndat si krimet.

Ajo qëllohet dhe plagoset rëndë nga një bos krimi i quajtur Nicholas Trask. Për fat të mirë për Jennifer-in, kushëriri i saj Bruce Banner, vetë Hulku i pabesueshëm, ndodhej në vendlindjen e saj në Los Anxheles kur ndodh e gjithë ngjarja.

Një transfuzion gjaku i siguruar nga Bruce e ndihmon Jennifer-in të shërohet, por me një efekt anësor. Ajo kthehet në hero me lëkurë të gjelbër duke fituar aftësi të veçanta. Forca e saj rritet kur ndikohet nga emocione të forta si zemërimi ose frika, ajo është gjithashtu jashtëzakonisht e shkathët dhe e shpejtë dhe ka rezistencë të jashtëzakonshme ndaj lëndimeve, sëmundjeve dhe dhimbjeve.

Që kur Bruce Banner i shpëtoi jetën, kushëriri i Jennifer, i njohur gjithashtu si Hulk, ka qenë një aleat i ngushtë. Ndonëse në disa raste ata përplasen, në pjesën më të madhe ata janë aleatë të ngushtë me lidhje të forta familjare. Jennifer është një nga të paktat që e kupton Hulk dhe gjendjen e tij.

Seriali do të nisë transmetimin në Disney+ më 18 Gusht, me episode të reja të publikuara çdo javë.

Klan News













Të ngjashme