Një lëkundje tërmeti u ndje pak pas mesnatës së sotme në vendin tonë, në orën 00:14.

Të dhënat e para flasin për një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter dhe me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit.

Më 26 Nëntor vendi ynë u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që i mori jetën 51 personave, ndërsa të plagosur mbetën qindra të tjerë.

Ky tërmet u pasua nga lëkundje të shumta për ditë me radhë, megjithatë situata ditët e fundit ka qenë më e qetë, me lëkundje sizmike me magnitudë dhe frekuencë të ulët./tvklan.al