“Pesha e fanelës, përgjegjësia më e madhe e lojtarëve”

Futbolli është pasion, trofetë ëndërrohen nga të gjithë, e të ndjekësh ëndrrën me vetëbesim, mund t’ia arrish ta realizosh. Ish-kapiteni i Kombëtares Altin Lala, është optimist pak ditë para ndeshjes ndaj Polonisë, e para për Shqipërinë në kualifikueset e Euro 2024.

Pavarësisht se shiritin e kapitenit e kanë mbajtur lojtarët më me shumë ndeshje, prej disa kohësh kombëtarja po vuan mungesën e një lideri. Lala e sheh një të tillë në radhët e kuqezinjve.

“Asllani, se si lëviz, gjuha e trupit, përgjegjësitë, të mbulosh gabimet e njëri-tjetrit”.

Ish-kapiteni e ka një këshillë për kuqezinjtë.

“Të shofin veten para pasqyrës me bluzën e kombëtares dhe të shohin fytyrat e gjithë shqiptarëve t’i bëjnë krenar. Të marrësh pjesë në Europian apo Botëror me kombëtaren është gjëja më e bukur në botë”.

Edhe pse me impenjimet e tij, tashmë si menaxher futbollistësh, Altin Lala e ndjek shpesh herë nga afër përfaqësuesen.

Tv Klan