Ikona e kinemasë u nderua për kontributin e dhënë në industrinë e filmit

Ikona seksi e kinemasë, Sharon Stone ishte ndër gratë që u nderua në 43-të vjetorin e çmimeve të Muse Women In Film & Television mbrëmjen e së martës. Kur u pyet nëse kushtet për gratë në industri po përmirësoheshin, Stone tha se ajo është e shqetësuar për njerëzimin në përgjithësi.

“Duhet ta shikojmë njëri-tjetrin me më shumë drejtësi dhe sinqeritet. Çfarë të keqe ka kur ne vlerësojmë njerëzit për atë që bëjnë dhe jo për atë që janë.”

Aktorja Danielle Brooks, e cila u rrit në Karolinën e Jugut, ishte e emocionuar që fitoi çmimin “Made in NY”.

“Mendoj se kjo më bën zyrtarisht një njujorkeze vendase. Për një kohë të gjatë, nuk kam mundur të them ndonjëherë se jam nga Nju Jorku. Duke qenë se ky është vendi ku kam jetuar më gjatë dhe padyshim që e ka çuar karrierën time në një mënyrë kaq të pabesueshme.”

Me çmime nderuan edhe artistë të tjerë si, producenten dhe presidenten e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, Janet Yang dhe regjisoren e “The Mandalorian”, Deborah Chow.

Ceremonia vjetore nderon gratë që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në industri.

Klan News