Shqipëria është një destinacion i shkëlqyer pushimesh jo vetëm për stinën e verës, por edhe të dimrit.

Kështu shkruan britanikja prestigjoze “The Independent” që e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura për pushimet dimërore.

Ekspertët e udhëtimeve kanë zgjedhur Shqipërinë, Greqinë, Spanjën, Turqinë dhe Portugalinë  si destinacionet  ideale për të udhëtuar për pushime paketat e të cilave përfshijnë fluturimin, transportin dhe akomodimin.

Me afrimin e stinës së dimrit ka edhe ulje çmimesh dhe turistët britanikë do të mund të gjejnë paketa turistike për 300 £ ose më pak. Për pushime të lira dimërore gazeta britanike u sugjeron turistëve të vizitojnë Shqipërinë gjatë muajit nëntor. Fluturimet gjatë këtij muaji kushtojnë 36 Euro me kompaninë ajrore “Wizz Air” ndërsa edhe akomodimi nëpër hotele do të jetë me çmime të ulta.

Përveç çmimeve, bukuritë natyrore do të tërheqin turistët e huaj. Media britanike shkruan se Shqipëria është një nga perlat e Evropës me plazhe të pacënuara dhe bukuri natyrore.

Klan News