Përmendën ish-ministra dhe ish-deputetë në burg

Në ditën botërore të antikorrupsionit, SHBA ka vlerësuar arrestimet e zyrtarëve të lartë në Shqipëri të përfshirë në akte korruptive. Në ceremoninë e organizuar nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, u theksua se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të luftojnë korrupsionin endemik.

Richard Nephew, Koordinator i SHBA-ve për Antikorrupsionin: Ne kemi parë hapa domethënës që janë ndërmarrë në Shqipëri në luftën ndaj korrupsionit, ku me asistencën amerikane u krijua njësia speciale antikorrupsion që ka trajtuar raste të përrfshirjes në korrupsion të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Në muajt e fundit, ata kanë arrestuar disa ish-ministra, gjyqtarë, policë, prokurorë dhe kryebashkiakë.

Koordinatori i Blinken për Antikorrupsionin Global, Richard Nephew premtoi se edhe në vitin 2023 do të ketë të tjerë politikanë në listën amerikane të të padëshiruarve.

“Në vitin e fundit ne shpallëm 75 persona ‘non grata’, të padëshiruar për të hyrë në territorin e SHBA-ve, ndër ta, politikanë të njohur si të përfshirë në akte korruptive. Ne premtojmë se do ta shtojmë këtë vit këtë numër individësh të ndëshkuar. Ne po ashtu kemi mbështetur Departamentin e Thesarit në sanksionet ndaj 146 individëve të korruptuar”.

SHBA-të theksuan faktin se pothuajse të gjitha veprimet politike destabilizuese që shohin në rajonin tonë janë disi të lidhura me korrupsionin.

Klan News