43 viktima, prokurorët thonë se të pandehurit kishin dijeni për problemet teknike

Gjykata e Genoa pritet të mbajë seancën e parë të gjyqit në të cilin 59 persona, përfshirë ish-shefin e kompanisë italiane Atlantia, Giovanni Castellucci, do të dalin para trupës gjykuese për shembjen e urës Morandi katër vjet më parë.

Ngjarja ndodhur në Genoa më 14 Gusht 2018, duke vrarë 43 persona. Tragjedia nxori në pah gjendjen e rëndë të infrastrukturës. Të pandehurit, dy kompanitë Autostrade dhe SPEA kanë deklaruar pafajësinë e tyre për shembjen e urës.

Në një dokument mbi përfundimet e hetimeve të para nga agjencia e lajmeve “Reuters”, prokurorët thanë vitin e kaluar se shembja e urës u shkaktua nga këputja e kabllove mbajtëse brenda shtyllës së nëntë të urës, e cila ishte dëmtuar për shkak të vjetërsisë, saktësisht 51 vite.

Prokurorët italianë Massimo Terrile dhe Walter Cotugno kanë deklaruar se të pandehurit “e dinin se ura do të shembej por heshtën“.

Menaxherët në kompanitë mirëmbajtëse të urës dyshohet se shmangën kontrollet e duhura dhe nuk ndërhynë në problemet teknike që filluan të shfaqen vetëm disa vjet pasi ura u hap.

Klan News