#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Drita Avdyli- avokate

Ardiola Bodinaku- psikologe

2 receta nga Zonja Vjollca

Presh me mish në LD PREMIUM

Ëmbëlsirë e veçante ne kupa

Divorci, procedurat dhe pikëpyetjet ligjore

Divorci në sytë e fëmijëve, si t’ua shpjegojmë të vegjëlve

Gruaja ka ikur, babai me 3 fëmijë ngelet në udhëkryq: Çfarë të bëj