Të ftuar:

Blerina Bajko

Luna Çausholli – këngëtare

Në Skype: Chrysanthi Kalogeri – astrologe

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Një gatim ndryshe i gjoksit të pulës në furrë

600 gr gjoks pule
2 vezë
150 ml qumësht
40 gr miell
0,5 lç pluhur pjekës
Kripë dhe piper i zi
125 gr djathë mozzarella
2 kunguj të njomë
1 spec i kuq
150 gr djathë kaçkavall që shkrin

Në një tenxhere me ujë të valuar ziejmë gjoksin e pulës për 7-8 minuta. Më pas e kullojmë dhe e presim mishin në kubikë mesatarë. Vendosim mishin në kubikë në një tas. Në një tas tjetër vendosim vezët e plota, qumështin, kripë, miell, pluhur pjekës. I përziejmë mirë duke shtuar në tas edhe djathin mozzarella të grirë në rende. Shtojmë piper të zi dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit e më pas shtojmë edhe kubikët e mishit.

I përziejmë mirë dhe transferojmë përbërësit e përzierë në një tavë të lyer me vaj. E nivelojmë mirë dhe mbulojmë sipërfaqen me frta kungulli të njomë dhe fije speci të kuq. I mbulojmë të gjithë përbërësit me djathin kaçkavall dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë për 30-35 minuta. Në fund e lëmë të vakët, e më pas e shërbejmë në copa.

Qumështori më i shijshëm që kam ngrënë

1 petë sfoliatë
200 gr biskota savoiard
4 vezë
60 gr sheqer
Lëkura e 1 limoni
500 ml qumësht

Vendosim petën në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje duke i lënë anët e petës pak të ngritura. I shpojmë ato me pirun e më pas mbulojmë të gjithë petën me biskota savoiard duke i vendosur ato diagonal.

Në një tas përziejmë vezët me sheqerin dhe lëkurën e limonit. Shtojmë qumështin, i përziejmë të gjithë përbërësit mirë e më pas mbulojmë biskotat me qumësht në të gjithë sipërfaqen. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë për 30-35 minuta. E pjekim deri sa të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet dhe e pudrosim me sheqerpluhur dhe pasi e presim në racione, e shërbejmë.

8 prill 2024, eklips i plotë diellor në shenjën e Dashit, një nga ngjarjet më të fuqishme kozmike të vitit

“Lulëzimi dhe rënia e një perandorie”, parashikimi i javës për shenjat e zodiakut

Java nis nën ndikimin e eklipsit diellor në Dash. Ngjarja e fuqishme do të ketë një ndikim të zgjatur te shenjat por edhe pasoja në rang global, lajme të rëndësishme dhe ndryshime rrënjësore. Sipas parashikimit të Chrysanthi Kalogerit në  “Shije Shtëpie” në Tv Klan, katër shenjat kardinale do të jenë më të ndikuarat e eklipsi.

Chrysanthi Kalogeri: Kemi një eklips total diellor në shenjën e Dashit. Në nivel  personal ndikohen kryesisht  Dashi, Peshorja, Gaforrja dhe Bricjapi. Është ndoshta një nga ngjarjet kozmike më të fuqishme e të rëndësishme të vitit. Do të kemi një hënë të re super të ngarkuar, të aktivizuar dhe intensive. Eklipsi është i dukshëm në Amerikë, Meskikë, Kanada dhe në vendet që eklipsi është i dukshëm, ngjarjet janë më të theksuara dhe mund të kemi ngjarje në ato vende. Ngjarjet që vijnë nga eklipset i paraprijnë iniciativës tonë, ndodhin pavarësisht nga ne por nuk do të thotë se vjen katastrofa, përbëjnë një shtysë që mund të vijë edhe përmes pengesave, të kemi ndryshime që kanë kosto e pasoja. Nuk përjashtohet mundësia të dëgjojmë lajme lidhur me udhëheqës e liderë si dhe të dalin në pah liderë të rinj. Eklipsi ka një efekt, sidomos në nivel botëror, 6-mujor. Ekziston një teori që pasojat e një eklipsi do i shohim për aq vjet sa minuta zgjat eklipsi. Pra mund të ndodhin ngjarje tani apo në vijim brenda 6-mujorit, por do t’i ndiejmë pasojat për 2 vite. Eklipsi është në gradën 19 e 24 minuta ku dielli lulëzon. Nësse do t’i vija një titull, do të ishte “lulëzimi dhe rënia e një perandorie”, është një gradë ku guximi, egoizmi, tendencat për të qenë lider janë shumë të larta dhe duhet të mos jemi të nxituar, të marrim iniciativa brenda mundësive tona sepse mund të arijmë një lulëzim të përkohshëm. Nëse nuk nxitohemi, bazat janë të forta.

Astrologia shton se do të presim ndikim dhe ndryshime në marrëdhëniet personale, bashkëpunimet si dhe mund të vërejmë zhvendosje të popullsisë në rang global. Diplomacia do të jetë një ndër fushat më të ndikuara. Chrysanthi këshillon të tregohemi të kujdesshëm ndaj të tjerëve sepse ka tendenca për t’i lënduar.

Dashi – Eklipsi diellor në shenjën tuaj ju bën të jeni ndër më të ndikuar, sidomos të lindur në datat 6-10 prill. Ata që kanë ditëlindjen në këto data do t’i shohin ndryshimet gjatë gjithë vitit. Disa do të mbyllin një kapitull për të filluar një të ri dhe të tjerë që e kanë bërë do të kalojnë menjëherë në një tjetër. Ndryshimet kanë të bëjnë me marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja që do të sjellë ndryshime në familje, karrierë pra në aspektet kryesore të jetës. Edhe pse mund të kenë një kosto, do të gjendeni në rrugën  që duhet të jeni. Është momenti të lini pas situata e persona toksikë dhe të shihni përpara. Këtë javë, sidomos deri të premten jini të kujdesshëm sepse do të jeni më të stresuar, me ankth e fobi. Mos merrni vendime të nxituara si rezultat i ankthit, stresit e presionit.

Demi – Jepini më shumë rëndësi jetës personale dhe planeve tuaja në intimitet. Çfarëdo që të bëni në jetën personale, ndryshimet që bëni nuk duhet t’i dinë të tjerët. Mbani jetën personale larg syve të të tjerëve, kujdesuni për shëndetin, evitoni prapaskenat, intrigat dhe çdo gjë tjetër dhe jeni në një fazë ku keni ndryshime. Përqendrohuni në jetën personale në mënyrë diskrete por kapni shanset për zhvillim e përparim. Më të ndikuarit janë të lindurit nga data 9-12 maj që janë në një fazë ndryshimesh, por kujdes me ndryshimet që vijnë prej jush. Mos janë iniciativa më të nxituara sesa duhet të ishin? Kujdes në marrëdhëniet shoqërore dhe rrjetin social deri të enjten e të premten.

Binjakët – Është momenti të rishikoni synimet, qëllimet dhe planet tuaja. Kujdes në sferën profesionale gjatë javës, me njerëzit që janë më lart se ju. Evitoni konfliktet dhe kujdes me problemet e përgjegjësitë që mund të shfaqen me prindërit sidomos nëse janë në moshë të madhe. Më të kujdesshëm me sjelljet dhe problemet në punë të lindurit në datat 4-7 qershor dhe në lëvizjet që mund të bëni. Do të keni mundësi për një fillim të ri në një punë kolektive, aktivitet që kërkon praninë e të tjerëve. Mund të gjeni mbështetjen e njerëzve me pozitë, njerëzve të fuqishëm në planet dhe qëllimet tuaja si dhe miq e njerëz të rinj në rrjetin social por edhe largimin e tyre si pasojë e ndryshimeve apo keqkuptimeve. Fokusohuni në një projekt të ri që do të realizojë qëllimet tuaja por duke marrë masat që të jenë sa më të realizueshme. Në jetën personale do të gjeni një perosn të rëndësishëm nga rrjeti social.

Gaforrja – Jeni një nga 4 shenjat më të ndikuara të eklipsit, sidomos ata të lindur nga data 6-10 korrik ku do të kenë ndryshime në akset kryesore të jetës, sidomos në karrierë, punë, jetë sociale dhe shtëpi. Në karrierë mund të ndërmerrni një inciaitivë të re të madhe, një detyrë me përgjegjësi, të mbyllni një kapitull dhe të filloni një të ri. Evitoni citimet, vendimet impulsive sepse ka një hiperboli, ka plane më të mëdha sesa mundësitë. Disa do të ndryshojnë punë, ka disa pengesa të vogla në planet lidhur me të ardhmen, një udhëtim që doni të bëni, vonesa me oraret dhe lajme jo shumë të kënshme nga larg të paktën deri të premten.

Luani – Jeni dyfish të ndikuar nga eklipsi diellor në shenjën e Dashit në lidhje harmonike me ju por edhe nga Jupiteri e Urani që flirtojnë me njëri-tjetrin dhe ndikoheni në planet lidhur me të ardhmen, karrierën, marrëdhëniet, bashkëpunimet që do të sjellin ndryshime në karrierë, punë, jetën sociale etj. Më të ndikuarit janë të lindurit nga data 9-13 gusht. Horizonte të reja hapen për ju, do të rishikoni e rinovoni planet tuaja, marrëdhëniet tuaja personale e profeisonale. Disa do të prishin bashkëpunimet, mund të udhëhiqet marrëdhënia në një ndarje, largim dhe mund të kurorëzoni me sukses një marrëdhënie personale, kryesisht në pjesën e parë të javës. Deri të premten jini më të kujdesshëm në vendimet lidhur me financat dhe bashkëpunimet financiare.

Virgjëresha – Gjërat janë pak në antitezë, por eklipsi do të sjellë ndryshime në sferën financiare që ka të bëjë me bashkëpunëtorët, bashkëshortin, bankat, tatimet. Mund të keni rritje page, të ndryshoni punën si pasojë e ndërprerjes së një bashkëpunimi dhe derisa të gjeni ritmet e punës, ana financiare mund të mos jetë stabël derisa të gjeni një mundësi më të mirë. Nëse jeni në marrje të një kredie bankare që do të realizojë një plan, mos i ekzagjeroni gjërat me qëllim që mos të dilni jashtë planeve dhe të përjetoni një disfatë sepse pasojat do t’i shihni më vonë. Më të kujdesshëm në marrëdhënie e bashkëpunime duhet të jenë të lindurit në datat 4-8 shtator dhe horizonte të reja hapen për të lindurit në datat 11-15 shtator që kanë të bëjnë me të ardhmen, studime, plane për jashtë shtetit etj, jeni në një fazë shumë të mirë.

Peshorja – Jeni të dytët më të ndikuarit nga eklipsi diellor që do të sjellë ndryshime në akset kryesore të jetës, sidomos në bashkëpunime e marrëdhënie. Më të ndikuarit janë të lindurit në datat 8-12 tetor që do të mbyllin një kapitull për të filluar një të ri ose ju që e keni bërë, është momenti të filloni një lidhje të re, të hapni një kapitull të ri. Disa mund të përjetojnë një ndarje dhe të tjerë të fillojnë një lidhje. Do ketë ndryshime në marrëdhëniet profesionale, kujdes në pjesën e parë të javës në gjithçka që lidhet me përditshmërinë, disiplinën, lëvizjet dhe jini sa më të rregullt me ligjin.

Akrepi – Jeni përpara ndryshimeve të mëdha dhe ndikoheni dyfish nga eklipsi dhe bashkimi i Jupiterit dhe Uranit në Dem. Ndryshimet kanë të bëjnë me përditshmërinë, punën, karrierën por janë në ndërvarësi me bashkëpunimet dhe marrëdhëniet. Disa do të marrin iniciativa të guximshme, mos të nxitohen sepse nuk jeni njerëz të tillë, por kushtet favorizojnë këtë tendencë deri të enjten kini kujdes me sjelljen, evitoni konfliktet dhe mos humbisni kontrollin sepse mund t’ju ndodhë, sidomos të lindurit në datat 4-7 nëntor. Të lindurit nga data 11-15 nëntor janë përpara një faze ndryshimi që do të shfaqen në marrëdhënie, bashkëpunime dhe akset e tjera.

Shigjetari – Një periudhë shumë e rëndësishme, por edhe erotike. Eklipsi rrit temperaturën tuaj dhe përpara jush dalin njerëz të rëndësishëm prej të cilëve do të merrni mësime për bashkëpunimet, marrëdhëniet personale apo ndryshime rrënjësore në jetën personale. Kjo mund të lidhet me një iniciativë lidhur me një investim apo punë që doni të bëni. Më të ndikuar janë të lindurit në dhjetor, kujdes me problemet familjare dhe çështjet financiare që lidhen me investime e shpenzime. Marrëdhëniet nga e kaluara si dhe ekzistuese do ju preokupojnë.

Bricjapi – Ndryshime ë mëdha në asket kryersore të jetës që lidhen me familjen, shtëpinë, pronën, një pjesëtar të familjes që si pasojë do të sjellin ndryshime në punë dhe marrëdhënie. Më të ndikuar janë të lindurit në datat 6-10 janar, megjithatë jeni në një fazë shumë të mirë. Kujdes në përdorimin e fjalës, me njerëzit që ndani jetën e përdishme kryesisht deri të premten dhe në lëvizjet në jetën e përditshme. Jeni në një fazë shumë të mirë sepse vështirësitë i keni lënë pas.

Ujori – Momenti kur do të merrni vendime dhe do të realizoni takime që kanë si qëllim karrierën, pronën, jetën e përditshme dhe në disa raste, do ju shqetësojnë çështjet shëndetësore, paralelisht me një çështje personale. Të gjitha këto do të udhëheqin në ndryshime në jetën tuaj. Do të keni ndryshime të rëndësishme brenda prillit dhe në maj që lidhen me pronën, jetën familjare, një bashkëjetesë, blerjen e një shtëpie, shitjen e një prone, të krijoni familje. Është një periudhë që duhet të përfitoni por kujdes me financat deri të premten sepse lekët mund të fluturojnë nga xhepi juaj si pasojë e një iniciative që mund të merrni ose një humbjeje.

Peshqit – Përqendrohuni në sferën financiare përmes një organizimi më të mirë të punës, përditshmërisë që do të sjellin rezultate më të mira në të ardhmen. Disa mund të marrin iniciativa më të mëdha ekonomike që kërkojnë kujdes. Këto mund të ndodhin edhe me një bashkëpunëtor që mund të paraqiten propozime të së kaluarës ku nuk duhet të nxitoheni. Theksoni ndjenjën e përgjegjësisë, përvishjuni punës dhe deri të enjten mund të hasni vështirësi, pengesa, anulime që mund t’i bëni edhe ju vetë sepse sugjerimet që ju bëhen janë larg mundëisve tuaja dhe ju nxjerrin jashtë zonës së rehatisë.

Horoskopi i javës për 12 shenjat, nga Dashi tek Peshqit

Quiz/ Loja telefonike