“Vrasja e buzëqeshjes” dhe “Një dritare në Kremlin” janë dy librat e rinj që shkrimtari Teodor Laço sjell për lexuesit shqiptarë.

Libri publicistik, “Një dritare në Kremlin”, është shkruar në bazë të punës 2-vjeçare që shkrimtari Laço ka bërë si diplomat në Rusi.

Autori në këtë libër sjell ngjarje të cilat kanë ndodhur 50 vitet e fundit në Rusi duke dhënë këndvështrimin e vet.

Teodor Laço: “Për librin më është dashur të shfletoj shumë dhe të sjell me penën e shkrimtarit një histori. Ashtu siç e kam gjetur unë në publicistikën ruse, e cila është shumë voluminoze dhe në arkivat ruse, kështu që për një lexues të kualifikuar e them me modesti nuk kam sjell ndonjë gjë të re. E vetmja gjë që sjell është që për lexuesin e painformuar shqiptar ka shumë gjëra të reja”.

Në romanin “Vrasja e buzëqeshjes” shkrimtari trajton problemin social të gjakmarrjes në qendër të të cilit është jeta e një adoleshenti të ngujuar.

Teodor Laço ka shkruar shumë romane, novela, tregime, si dhe është autor i disa skenarëve të filmave./tvklan.al