Rreth 33 punëtorë  kanë fituar lirinë nga “skllavëria” e punës në Itali. Sipas autoritete lokale mësohet se ata ishin shtetas nga India të cilët kishin ardhur në veri të Italisë për të bërë punë sezonale.

Por pritshmëritë e tyre u thyen kur u përballën me kushte shumë të vështira pune, orare të zgjatura dhe paga të pakënaqshme.

33 punonjësit e shpëtuar nga policia kishin paguar 17 mijë euro për të nxjerrë lejet e punës. Policia tha se shumë prej tyre për të nxjerrë këtë lejë kishin marrë lekë borxh, kurse disa të tjerë kishin lënë shtëpinë si garanci.

Ata punonin me nga 10-12 orë në ditë, duke u paguar 4 euro për orë, shumë të cilët pjesa më e madhe e tyre e linte për të paguar borxhet.

“Çdo mëngjes punëtorët grumbulloheshin në automjete të mbuluara, duke u fshehur derisa arrinin në fshatin e Veronës ku dhe punonin,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq është bërë e mundur arrestimi i dy personave të cilët ofronin punë për 33 punonjësit. Ata akuzohen për shfrytëzimin e punonjësve dhe për skllavëri.

“Kërkimet në apartamente e tyre ka treguar se punëtorët ishin të detyruar të jetonin në kushte të pasigurta dhe të papërshtatshme, në shkelje të rregullave për sigurinë, shëndetin dhe higjienën,” shton më tej policia.

Shfrytëzimi i fermerëve italianë dhe aq më tepër atyre emigrantë nuk është një çështje e njohur për shtetin Italian. Mijëra njerëz punojnë në fusha, vreshta dhe serra, pa kontrata, me paga shumë të ulëta dhe në kushte që u rrezikojnë jetën.

/tvklan.al