“Shogun” fitoi çmimin prestigjioz të dramës më të mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve  Emmy Awards .

Aty evidentohet  historia gjithëpërfshirëse e mashtrimeve politike në Japoninë e shekullit të 17-të. Gjithashtu u vlerësuan me çmime për aktorin më të mire yjet japonezë Hiroyuki Sanada dhe Anna Saëai. Aktori, Sanada dha edhe një mesazh  falënderimi:

Hiroyuki Sanada: Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për të gjithë regjisorët dhe grupin e punës  që kanë mbështetur deri më tani dramat tona të periudhës Samurai. Pasioni dhe ëndrrat që kemi trashëguar nga ju kanë kaluar oqeane dhe kufij”.

“Baby Reindeer” i Netflix, një histori rrëqethëse për një banakier të përndjekur nga një klient, u shpall seriali më i mirë i kufizuar. Shkrimtari dhe aktori Richard Gadd mori gjithashtu çmimet për skenografinë dhe aktorin më të mirë në të njëjtën kategori, dhe bashkëprotagonistja Jessica Gunning u shpall aktorja më e mirë dytësore.

Fituesit e Emmy-t u zgjodhën nga afro 22,000 performues, regjisorë, producentë dhe anëtarë të tjerë të Akademisë së Televizionit të Hollywood- it.

Klan News