Mediat e huaja vazhdojnë të sugjerojnë Shqipërinë si një destinacion që ia vlen të vizitohet.

Revista “The Travel” rendit 7 arsye pse vendi ynë është një alternativë më e mirë krahasuar me destinacionet e tjera të njohura si Italia.

Plazhet në vendin tonë janë shumë më të qeta se ato të shtetit fqinj. Në vend të bregdetit të Amalfit turistët gjatë muajve të ngrohtë të vitit mund të zgjedhin plazhet e Ksamilit dhe Sarandës.

Plazhi i Dhërmiut është gjithashtu një tjetër plazh i qetë krahasuar me plazhet në Evropë. Arsyeja e dytë është se Malet e Shqipërisë janë më piktoreske se alpet e Italisë. Alpet Shqiptare mund të ofrojnë më shumë për turistët që kërkojnë peizazhe të pacenuara. Përveç kësaj vendi ynë sipas medias së njohur ka shtigje ecjeje të pakrahasueshme dhe xhevahire të fshehura.

Turistë e huaj mund të vizitojnë Kanionin e Osumit në Berat, i cili është një nga shumë pikat interesante në vendin tonë. Perlat e tjera të fshehura që duhen vizituar janë Parku Kombëtar i Valbonës, Parkun Kombëtar i Thethit dhe Syri i Kaltër.

Një ndryshim i madh midis Italisë dhe Shqipërisë janë kostot. Gjithçka, duke filluar nga akomodimi dhe restorantet tek dyqanet dhe kafenetë ofrohen çmime te përballueshme që do t’i joshin turistët të kthehen sërish në vendin tonë.

Arsyeja tjetër por jo më pak e rëndësishme është se Shqipëria ofron mikpritjen më të mire, thuhet ne artikull.

Klan News