Shkaku, tërheqja e draftit për financat e pushtetit lokal

Ministri i Financave Hekuran Murati duket se nuk ka telashe vetëm me grevistët të  cilëve ua ka ndalur pagat e muajit Shtator.

Atë tani po e akuzojnë kryetarët e Komunave se nuk është konsultuar me ta para se qeveria ta tërheq nga program legjislativ projektligjin për financat e pushtetit lokal.

Kreu i Asociacionit ka shprehur brengën e tij se investimet në komuna pa ligj mund të bëhen në baza politike dhe etnike. Ai shpjegon në detaje se si projektligji parashihte të destinoheshin rreth 100 milionë Euro nga granti i katërt.

Javën e kaluar qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar programin legjislativ për vitin 2022.

Tv Klan