Në Tiranë shoqëria civile ka protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës për rastin e abuzimit ndaj 14-vjeçares në Kavajë. Marshimi i heshtur i qytetarëve ishte në shenjë solidariteti me të miturën dhe familjen e saj.

Qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë ndaj mënyrës se si ky rast u trajtua nga institucionet, por edhe ndaj faktit që në publik dolën të dhëna të familjes së vajzës, duke mos respektuar të drejtën e privatësisë për një rast delikat sikurse është ai i Kavajës.

Nga hetimet e policisë u zbulua se 14-vjeçarja e një shkolle 9-vjeçare në Kavajë u abuzua seksualisht nga 8 nxënës të cilët e shantazhonin përmes një videoje.

/tvklan.al