Shpella e Dom Nikollë Gazullit

Posta

Shpella e Dom Nikollë Gazullit

15:54 24/08/2019

Vendi ku qëndroi i fshehur nga regjimi komunist për më shumë se një vit

Pas 74 vitesh gjendet shpella ku qëndroi për më shumë se një vit albanologu Dom Nikollë Gazulli para se të pushkatohej nga regjimi komunist.

Shkak për gjetjen u bë rënia e një keci.

Dom Nikollë Gazulli intelektual, etnograf, historian, leksikograf e gjuhëtar për shumë vite, punoi në zonën e Malësisë së Madhe. Ai gjurmoi, mblodhi e analizoi me mijëra fjalë të rralla, shprehje frazeologjike, materiale onomastike, gojëdhëna, fakte historike, mitologjike duke i përmbledhur në dy vepra “Fjalorth i ri” dhe “Fjalori Onomastik”. Përballja e parë me shpellën ku iu fsheh regjimit komunist për Dom Nikolin Sheldija ishte:

Dom Nikollë Gazulli u pushkatua në Mars të 1946. Për të ende nuk ka një varr.

Në kishën e Shkrelit ruhen ende disa objekte të përdorura nga Dom Nikollë Gazulli, si statuja e Krishtit fëmijë, kelku, vajniku dhe meshari romak në gjuhen latine.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi