Edicioni i 86-të i kampionatit shqiptar, ngriti siparin këtë të diel, me dy ndeshje interesante.

Egnatia triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Dinamo City, në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, kampionët në fuqi shënuan dy herë.

Vuthaj zhbllokoi sfidën në minutën e 47-të me penallti, ndërsa Lushkja dyfishoi shifrat në minutën e 69-të.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me Egnatian që mori tre pikët e para dhe Dinamo City që e nis me humbje.

Në sfidën tjetër në Durrës, Teuta mposhti Bylisin me përmbysje me rezultatin 2-1.

Ballshiotët kaluan të parët në avantazh me Walisson në minutën e 14-të, ndërsa Vila barazoi shifrat për durrsakët në minutën e 21-të.

Pak sekonda nga fundi, Teuta ia doli të shënojë golin e përmbysjes dhe të fitores me autor përsëri Emiljano Vilën, për të marrë fitoren e parë. /tvklan.al