Një 70-vjeçar në Patos ka marrë dëmtime në trup të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij

Policia e Patosit bën me dije se 70-vjeçari është paraqitur mëngjesin e sotëm në spital me djegie në trup. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Manekaj dhe i plagosur po transportohet në spitalin e Fierit për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Njoftimi i Policisë:

Patos/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në spitalin e Patosit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Manekaj, me djegie në trup, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.

Ky shtetas po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


/tvklan.al