Një mjet shpërthyes është hedhur sonte në mbrëmje në ndërtesën e përfaqësuesit civil ndërkombëtar, duke ngritur shumë dyshime për mundësinë që ky veprim të jetë i motivuar politikisht. Shpërthimi ka ndodhur në orën 17 e 30 në oborrin e ndërtesës ku është vendosur Peter Faith bashkë mestarin e tij. Policia njoftoi se përveç dëmeve materiale nuk ka të plagosur nga ky shpërthim.

“Nga ky shpërthim janë dëmtuar disa xhama të kësaj ndërtese ndërsa nuk kemi të dyshuar për momentin. Të gjitha njësitë policore kanë ardhur këtu në vendin e ngjarjes, nuk kemi të lënduar dhe policia është duke kryer punën e vet.”

Disa çaste pas shpërthimit presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi ju kanë drejtuar opinionit përmes një deklarate të përbashkët.

Fatmir Sejdiu: “Pra dënoj në mënyrën më të ashpër të mundshme shpërthimin te ndërtesa e … e themi pa hezitim se kryesit e këtij akti të shëmtuar janë armiq të Kosovës.”

Hashim Thaçi: “Unë kam kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme ndërmarrjen e masave të shpejta, konkrete për kapjen dhe zbardhjen e këtij rasti, as një pretendim i tillë i ulët, nuk do të mund ta luhatë politikën pro perëndimore të Kosovës.”

Gjatë gjithë javës në Prishtinë ka mbretëruar një situatë e tendosur, propozimi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon për vendosjen e EULEX-it, i konsideruar nga lidershipi i Prishtinës si një plan që cenon sovranitetin e republikës ka provokuar reagime të gjithanshme./tvklan.al