Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në murin rrethues të një banesë në lagjen Nr.1 të qytetit të Sarandës. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:45 të ditës së sotme.

Nga shpërthimi me lëndë eksplozive në banesën e shtetasit L.L. janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.  /tvklan.al