Njëra nga bombolat e paplasura vijon të jetë e varur në vinç gjatë gjithë paradites. Ekspertët e Inspektoratit Teknik dhe njësia anti-eksploziv nuk mundën të ndërhynin duke kërkuar forca të tjera ndihmëse.

Rreth orës 9:00 të mëngjesit në vendin ku ndodhi shpërthimi që i mori jetën babë e bir, erdhi dhe Prokurorja e Fierit e shoqëruar nga oficerët e policisë. Ata mblodhën të tjera prova për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje.

Siç shikohet dhe në plan ende disa bombola qëndrojnë pranë gropës së krijuar nga shpërthimi.

Verifikimet pritet të kryhen edhe për zbatueshmërinë e kushteve të punës si dhe dokumentacioni për ndërtimin e kapanonit.

Rezulton se deputeti socialist Bujar Çela është pronar i këtij objekti dhe leja e ndërtimit është dhënë nga Bashkia e Lushnjes në Shtator të vitit 2023. Zbatueshmëria e saj pritet të verifikohet për shkak se disa metra larg rrethimit të kapanonit, ndodhet kjo shtyllë e tensionit të lartë.

Banorët e zonës thonë se aty prej javësh kryheshin punime të ndryshme. Dy prej banesave patën dëmtimet më të mëdha. Në njërën prej tyre siç janë dëmtuar xhama, dyer dhe orendi të tjera, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Tv Klan