Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas shpërthimit të një sasie tritoli në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se  situata e tensionuar duhet të ndërpritet menjëherë dhe kërkon nga drejtësia hetim.

Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni.

Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq”, shkruan kreu i PD./tvklan.al