Lajme Arkiva 2003

Për një periudhë 4 mujore Shqipëria që nga fillimi i vitit gëzon të drejtën e kryesisë së forumit për bashkëpunimit për sigurinë të OSBE-s. Forumi që merret me aspektet ushtarake të sigurisë në rajon ka për qëllim të reduktoj rreziqet e konflikteve të armatosura.

Çështjet më kryesore që do të diskutohen për sigurinë janë ato të armë kontrollit, çarmatimi dhe krijimi i masave të sigurisë dhe të mirëbesimit. Konsultimet e rregullta dhe intensive për çështjet e sigurisë si dhe pakësimi i rrezikut të konflikteve.

Kryesimi i këtij forumi nga Shqipëria konsiderohet si një angazhim dhe përgjegjësi mjaft e madhe pasi kjo është hera e parë që Shqipëria merr drejtimi e një forumi kaq të rëndësishëm ndërkombëtarë duke treguar në këtë mënyrë se ajo është një kontribuuese aktive e sigurisë.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme Roland Bimo çështjet më të rëndësishme ku do të fokusohet puna e këtij forumi janë vazhdimi i punës së bërë deri më tani për parandalimin e luftës kundër trafikut si dhe ngritjen e masave të sigurisë të armëkontrollit. Një çështje tjetër mjaft e rëndësishme ku do të fokusohet puna e këtij forumi gjatë këtij muaji është parandalimi dhe lufta kundër terrorizmit./tvklan.al