Edhe pse nuk ishte aspak favorite për ndeshjen, Shqipëria bëri surprizën që në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve duke fituar me përmbysje me Ukrainën.

Shqiponjat treguan se u kualifikuan në Europian me meritë dhe se ndeshjet në Gjermani ishin të vështira për kundërshtarët.

Tashmë në ndeshjen e parë të grupit për B, të udhëhequr nga Sylvinho, kuqezonjtë mundën 2-1 Ukrainën që e nisi takimin si favorite.

Dhe në fakt ashtu u duk. Pas pjesës së parë pa gola, me fillimin e së dytës, Ukraina shënoi një gol që u duk i lehtë. Në fakt ishte një reagim fraksion sekondi me vonesë i Strakoshës. Konoplya mori një krosim nga e majta dhe goditi duke e çuar topin në cepin e poshtëm të shtyllës së majtë të Shqipërisë.

Reagimi ershi shumë shpejt, vetëm pas 5 minutash. Ardian Ismajli që kishte dalë nga thellësia e mbrojtjes në zonën kundërshtare ndoqi aksionin dhe dërgoi në rrjetë topin duke shënuar golin e barazimit.

Shqipëria mbajti të njëjtin ritëm loje dhe mbi të gjitha të njëjtin mentalitet fitues. Vërshimi i Manajt çoi në një qendër topin në kërkim të Qazim Laci por ky i fundit me shumë zgjuarsi e la të kalonte duke tërhequr tek vetja mbrojtësit dhe duke lënë të lirë Jasir Asanin që shkarkoi të majtën e tij të frikshme.

Sulmuesi i krahut të djathtë shënoi golin e fitores në minutën e 66’. Pjesa e mbetur e lojës ishte perfekte nga ana e Shqipërisë që ruajti rezultatin por duke shpenzuar shumë energji.

Në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, të transmetuar në Tv Klan, buzëqeshja e natës në Çeki ishte për këtë Shqipëri që vazhdon të shkruajë histori madje duke fituar edhe në transfertë që në ndeshjen e parë me një fitore si vizitore 2-1.

Tv Klan