Taylor Swift është këngëtarja më e pasur në botë duke rrëzuar nga froni Rihannën.

Revista e njohur Forbes shkruan se Swift ka një pasuri prej 1.6 miliardë Dollarësh duke ja tejkaluar Rihannës e cila ka një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.

Pasuria e saj është shtuar edhe falë fitimeve të mëdha nga turneu i fundit nëpër botë.

Po ashtu Forbes thotë se suksesi i saj financiar ka ardhur vetëm përmes arritjeve në industrinë e muzikës në ndryshim nga Rihanna e cila ka ngritur bizneset e saj.

Aktualisht Taylor Swift po bën një pushim nga muzika. Ajo do të performojë në New Orleans dhe Indianapolis përpara se të niset për në Toronto dhe Vancouver në Nëntor dhe Dhjetor. Koncerti i fundit është planifikaur për 8 Dhjetor.

Klan News