Shtyhet ora policore, lokalet të hapura deri në orën 22:00



Shtyhet ora policore, lokalet të hapura deri në orën 22:00

15:49 11/04/2021

Manastirliu: Hapim fluturimet me Britaninë

Duke filluar nga e hëna, baret, restorantet dhe të gjitha bizneset do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Komiteti i Ekspertëve ka vendosur të shtyjë orën policore nga 20:00 në 22:00, si dhe të rihapë fluturimet me Britaninë e Madhe.

“Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës policore nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, tha ministrja.

Lehtësimi i masave antiCovid erdhën si pasojë e përmirësimit të situatës së koronavirusit në vendin tonë.

“Rënie është vënë re edhe sa i takon % së pozitivitetit të rasteve të reja ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijoj të jetë në gatishmëri. Aktualisht niveli i shfrytëzimit të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%”.

Ministria argumentoi se fillimi i muajit të Ramazanit ishte një tjetër arsye që çoi në lehtësimin e masave, por kërkoi që të mos neglizhohen masat parandaluese për përhapjen e Covid. Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për 2 javët e ardhshme.

Tv Klan







Të ngjashme