Jemi në muajin Prill që është edhe muaji i ndërgjegjësimit ndaj autizmit. Si e përballojnë prindërit e fëmijëve të spektrit autikë këtë situatë dhe sa e vështirë është për ta?

Për të folur për këtë çështje, e ftuar në studion e “Historia Ime” në Tv Klan ishte psikologia, Aba Zeneli.

Ajo u shpreh se fëmijët me spektër në këtë situatë duhet të kenë një përkujdesje të veçantë sepse këta fëmijë funksionojnë me një rutinë të caktuar.

Aba Zeneli: Fëmijët me spektër duhet të kenë një kujdesje të veçantë këto ditë më thënë të drejtën. Edhe jo rastësisht para 4 ditësh po mendoja të njëjtën gjë, se unë kam punuar me këta fëmijë dhe po thoja, po ata fëmijë si po ja bëjnë në këto ditë të vështira? Ne kemi fëmijët tanë dhe e shikojmë se e kanë pak probleme me thënë të drejtën, por edhe me lidhjet që bëjnë më mësuesit me mësimin, me vazhdimësinë dhe me oraret sidomos. Këta janë fëmijë që funksionojnë me një rutinë të caktuar dhe tani ju është prishur pak kjo rutinë. /tvklan.al