Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 Janar e vitit 2024, u hoq nga axhenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.

“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në axhendë nuk është ideale“, tha Presidenca çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje.

Sipas saj, diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 Nëntor.

Ndërkohë që pak orë para se të nisë zbatimi i vendimit për targat, drejt Brukselit kanë udhëtuar negociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vijuar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje për këtë çështje.

Tv Klan