Pas veriut të Italisë, moti i keq ka goditur edhe jug-perëndimin e Gjermanisë. Pjesë të mëdha të shtetit federal të Saarlandit u goditën nga përmbytjet duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës.

Videot në rrjetet sociale tregojnë makinat nën ujë në qytetin jugperëndimor të Saarbryken, ku lumi Saar ka dalë nga shtrati pas reshjeve të mëdha që goditën rajonin.

Dhjetëra familje u evakuuan, ndërsa meteorogolët paralajmëruan vërshime të mëdha të lumenjve, që ndodhin në mënyrë ciklike një herë në 50 vjet.

Deri tani nuk raportohet për vitikma apo dëme materiale. Për shkak të përmbytjeve të rënda në Saarland, Kancelari gjerman, Olaf Scholz anuloi një takim për fushatën zgjedhore të Parlamentit Evropian të planifikuar për të shtunën në këtë shtet.

Tv Klan