Një nxënës shkolle në Britani është lejuar të identifikohet si ujk.

Nxënësi thotë se vuan nga “disforia e specieve”, një patologji jo-klinike prej së cilës një individ ndihet sikur trupi i tyre i përket një gjallese tjetër. Mësuesit e shkollës e mbështesin vendimin e fëmijës, raporton Daily Mail.

Numri i fëmijëve që kanë kërkuar të identifikohen si mace, dhelpra, zogj dhe dinozaurë ka ardhur në rritje,

Një neuropsikolog klinik i tha tabloidit britanik se: “Nuk ka asnjë sëmundje në shkencë që njihet si ‘disforia e specieve’.  S’është e habitshme që po e shohim në një moshë kur shumë njerëz duan të identifikohen si diçka ndryshe nga ajo që janë. Tani kemi një këshill që e pranon që një fëmijë ta identifikojë veten si ujk, në vend që t’i thotë ta lërë këtë ide dhe t’i kthehet realitetit, çka do të ishte një qasje e logjikshme”.

Në dokumentet zyrtare shkruhet se është lejuar që nxënësi të njihet kështu. Autoriteti lokal ka thënë se ai i përket një grupi që identifikohet si “gëzofët”.

Në vitin 2023, një shkollë në Sussex-in lindor qortoi studentët që refuzuan të pranonin vendimin e një shoku tyrin që vetëidentifikohej si mace. The Telegraph zbuloi se një nxënës tjetër në South West identifikonte që t’i drejtoheshin si të ishte dinozaur.

Sërish në Angli, një nxënës thoshte se ndihej si kalë, ndërsa një tjetër veshi një pelerinë dhe kërkoi ta pranonin që identifikohej si hënë./tvklan.al