Në fjalën e tij para liderëve europianë, kryeministri i sapozgjedhur britanik Keir Starmer foli edhe për emigracionin e paligjshëm, një temë e ndjeshme për vendin tonë.

Ai theksoi se qeveria britanike do bëjë çmos për të shpërbërë grupimet kriminale që merren pikërisht me këtë aktivitet të paligjshëm.

“Do të thellojmë bashkëpunimin tonë për mbrojtjen dhe sigurinë. Ne do të shkatërrojmë bandat, do të thyejmë modelin e tyre të biznesit dhe do të sigurojmë kufijtë tanë. Ne do ta bëjmë këtë, jo duke mashtruar taksapaguesit, por me zgjidhje praktike që janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Starmer.

Starmer tha po ashtu se 84 milionë paund do të shkojnë vetëm për t’i dhënë fund migracionit ilegal. Këto para do vënë në jetë projekte edukimi në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Për gomonet që zbarkojnë në brigjet britanike plot me klandestinë, Starmer tha se nuk do zbatohet skema e famshme “Ruanda”. Sipas tij, problemi duhet parë rrënjësisht, që tek faktorët që e ndikojnë.

/tvklan.al