Një australian, baba i 3 fëmijëve është sulmuar për vdekje nga një krokodil pasi ra aksidentalisht në lumin Annan në Cooktown. Dave Hogbin ishte me pushime në Queensland me gruan dhe 3 djemtë e tij kur ndodhi ngjarja.

Në ato momente, gruaja e tij u përpoq që ta nxirrte nga uji, por edhe ajo filloi të rrëshqiste. I menjëhershëm ishte reagimi i bashkëshortit të saj, i cili e shtyu që ta lëshonte krahun e tij.

Familja e quan “hero”, teksa përshëndet aktin e tij të fundit vetëmohues. Policia e Queensland beson se mbetjet njerëzore të gjetura në një krokodil në Cooktown ishin të tij.

Hogbin kishte qenë në një pushim kampingu me gruan e tij Jane dhe tre djemtë – shtatë, pesë dhe dy vjeç – kur u kap nga një krokodil 4.9 m të shtunën pasdite.

Gruaja e Hogbin, Jane, tha: Ne thjesht po shijonim një ditë normale dhe gjithçka ndryshoi brenda 30 sekondave. Ai nuk po bënte asgjë të gabuar – në fakt, ai po bënte gjithçka siç duhet dhe kjo përsëri ndodhi. Ai më shpëtoi – veprimi i tij i fundit ishte të mos më tërhiqte me vete.

Duke e nderuar burrin e saj, ajo e përshkroi atë si një baba të përkushtuar, shumë besnik dhe mbrojtës./tvklan.al