Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gramoz Ruçi:- Sot fillon puna dhe veprimtaria e ndezjes së motorëve politik dhe organizativ të gjitha strukturave të partisë, për zgjedhjet e pushtetit vendor”.

Në këtë mënyrë sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi, ka shpallur fillimin e punës në strukturat lokale të partisë, për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ruçi ka shpjeguar, se në tremujorin e dytë KPD do të përcaktojë modalitetet lidhur me përzgjedhjen e kandidaturave dhe aleancave zgjedhore. Por ka thënë ai, nuk ka kohë për të humbur, duke kërkuar angazhim të plotë të strukturave të partisë në rrethe.

Gramoz Ruçi:- “Nuk ka kohë dhe nuk ka vend për të humbur asnjë sekondë, për organizatat, këshillat zonale dhe degët e rretheve nuk duhet të pushojnë asnjë moment fillimin dhe vazhdimin e punës organizative dhe asaj politike, në shërbim të fushatës së ardhshme elektorale, që nuk do të jetë një fushatë e lehtë”.

Ndërkohë zoti Ruçi ka porositur të zgjedhurit socialistë, të mos u tërhiqet vëmendja nga opozita, që sipas tij do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat para dhe gjatë fushatës./tvklan.al