Në gjykatë 7 të hetuar, përfshi Lul Berishën dhe Emiliano Shullazin

Prokuroria e Posaçme dorëzoi në gjykatë dosjen në ngarkim të 7 të hetuarve si të dyshuar për dy ngjarje të bujshme kriminale të vitit 2005, ku mbetën të vrarë Klodian Saliu dhe Vajdin Lame e miku i tij Artan Arsi.

SPAK i kërkon gjykatës të marrë të pandehur Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Viktor Imerain, Plaurent Dervishajn, Indrit Taullain, Indrit Rusin dhe Luftar Reçin për akuzat e vrasjes dhe grupit kriminal.

Ishte dëshmia e këtij të fundit që pas 15 vitesh zbardhi dy ngjarjet kriminale. Prokuroria thotë se Lame dhe miku i tij u vranë me lëndë eksplozive në ashensorin e pallatit nga Emiliano Shullazi në bashkëpunim me Imerajn, Taullain dhe Reçin.

Ndërkohë për vrasjen e shtetasin Klodian Saliu në autostradën Tiranë-Durrës, akuzohen Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj, të dy të shpallur në kërkim.

Të gjithë të hetuarit kanë mohuar akuzat duke deklaruar se bashkëpunëtori i drejtësisë nuk është i besueshëm dhe se nuk kanë pasur lidhje me vrasjet.

Tv Klan