Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka reaguar pas zbardhjes së dy ngjarjeve të vitit 2005 nga prokuroria e posaçme, SPAK.

Në një reagim në mediat sociale, Kim shkruan se dosja e zbardhur sot nuk është e para dhe as e fundit që është marrë përsipër nga SPAK.

SPAK ka marrë një tjetër çështje madhore krimi të organizuar & korrupsioni. Ky nuk është akti i parë i tillë nga SPAK dhe nuk do jetë i fundit. Ne shpresojmë që SPAK do vijojë të tregojë forcë, integritet & kompetencë nëpërmjet veprimeve të tilla“, shkruan Kim.

Më herët SPAK ka njoftuar se ka marrë nën hetim disa persona për dy krime të ndodhura në vitin 2005 ku kanë mbetur të vrarë, Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliu./tvklan.al