Muaji shtator, rezervon ndeshjet e Ligës së Kombeve, me turneun që nis rrugëtimin për sezonin 2024-2025.

Kombëtare të ndryshme, kanë publikuar listat, me lojtarët që do të kenë të grumbulluar për këto takime.

Këtë të premte, listën e zbuloi edhe Portugalia me Spanjën. Te luzitanët, nuk mungon i përhershmi Cristiano Ronaldo. Sulmuesi 39-vjeçar deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe është ftuar nga trajneri Roberto Martinez.

Në listë nuk mungon as ylli i Milanit, Rafael Leao, apo edhe emra si Ruben Dias, Joao Cancelo, Bruno Fernandes, Bernardo Silva dhe Joao Felix. Kundërshtarët e Portugalisë, janë Kroacia dhe Skocia.

Listën e bëri publike edhe trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, i cili pas fitimit të Europianit, do të kërkojë suksese të tjera me kombëtaren iberike.

LISTA:

Spanja në muajin shtator do të përballet me Serbinë dhe Zvicrën.

/tvklan.al