Rajoni i Catalonia-s që prej kohësh kërkon pavarësinë nga Spanja, ka hedhur hapin e parë për njohjen e Kosovës. Së fundmi ka depozituar në Kuvend një projektligj për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Catalonia ka shprehur gatishmërinë për të qenë krah Kosovës edhe në rrugën drejt integrimit evropian, teksa sipas saj, disa shtete anëtare në Parlamentin Europian po komplikojnë këtë proces.

Ndër të tjera, rajoni i Catalonias shpreh shqetësimin për refuzimin e Spanjës për të njohur Kosovën si shtet.

“Refuzimi i Spanjës për të njohur Kosovën si shtet është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE, dhe një faktor destabilizues në këtë zonë e cila është veçanërisht e shqetësuar për luftën në Ukrainë. Në këtë kuptim, është e papranueshme që shteti spanjoll ndan të njëjtën strategji si Rusia, Kina apo Bjellorusia për refuzimin e njohjes së Kosovës”.

Së fundmi Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës duke lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve në këtë shtet, sikur në vendet tjera të zonës Schengen nga 1 janari.

Spanja është ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian që refuzon njohjen e Kosovës.

Klan News