Zëdhënesi i BE ka bërë thirrje për sjellje evropiane dhe shmangien e tensioneve

Albin Kurti ka marrë kritika nga BE për emërimin e Nenad Rashiq si ministër për Komunitetet dhe Kthimin e te larguarve.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e kushtetutës. Sipas leximit tonë paraprak, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së

Sipas Stano-s situata e sigurisë në terren është e brishtë dhe duhet të punohet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Ne si komunitet i 27 vendeve presim nga të gjithë partnerët që të sillen në mënyrë evropiane, e kjo përfshin edhe Serbinë edhe Kosovën. Kjo nënkupton përmbajtje nga deklaratat konflikt nxitëse”, shtoi Peter Stano.

Viteve të fundit Nenad Rashiq ka vepruar si politikan opozitar serb në Kosovë. Para formimit të Listës Serbe më 2013, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Qeverisë.

Më 2020, kryeministri Kurti e pati emëruar Rashiqin si drejtor të Zyrës për Komunitete, mirëpo ai ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Speciale. Për akuzën për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, Rashiq është liruar më pas nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Klan News