Stop – Emisioni 225 (sezoni 5)


Stop – Emisioni 225 (sezoni 5)

21:02 10/07/2020

Hitparade i absurdit shqiptar.

Lagjia 15 në Durrës duket sikur po përmbytet nga plehrat. Një lopë ka dalë për pazar në qendrën Megatek. Telat e korentit shfaqen e ngatërrohen si rrjetë merimange në zonën e Xhamllëkut në Tiranë. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit të sotëm, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.                                          

Shkoder/ fiton gjyqin per pronen e tij, por gjykata i “zhduk” dokumentet.

Gjon Shkambi nga Shkodra ka një pronë ndërtesë plus truallnë këtë qytet, që ia kanë uzurpuar. I drejtohet gjykatës, fiton në shkallën e parë, ndërsa Apeli ia kthen për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit. Pala tjeter me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën  e Gjonit. Prokuroria prej 5 vitesh nuk del në një përfundim. Prokurori i cështjes, E.L thotë, se është kryer një akt ekspertimi dhe është caktuar një ekspert, por ky i fundit u bë drejtor dhe cështja ka ngecur prapë.

Fushe-Preze/behen me nip, por i vogli pas disa muajsh nuk regjistrohet dot.

Ne Fushë- Prezë jeton Fatmir Carungi, i cili është bërë me nip nga vajza, por nuk e regjistrojnë dot fëmijën, edhe pse kanë kaluar disa muaj. Më parë kanë qenë banues në njësinë numër 5 në Tiranë, por as në këtë njësi nuk u bëhet regjistrimi. Teksa hulumtuam, mësuam se problemi është adresari në Fushë-Prezë, pasi rruga, ku banojnë nuk është e hedhur në sistem e për pasojë, ata nuk bëjnë dot regjistrimin.Pas komunikimit me drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile, na thanë, se fillimisht do të sistemohet pashaportizimi në Prezë dhe më pas do të bëhet edhe regjistrimi i fëmijës.



Të ngjashme