Në ditën kombëtare të drejtësisë studentë të shkollës së magjistraturës kanë improvizuar një proces gjyqësor në mjediset e Gjykatës së Lartë në Tiranë. Çështja ka të bëjë me një ngjarje të rëndë, vrasjen e një gruaje nga Shqipëria e cila shfrytëzohej nga bashkëshorti dhe kunati i saj në Itali si prostitutë, ndërsa vetë këta të fundit u akuzuan si autorë të masakrës. Viktima u gjet e therur në zverk në një mënyrë që ekspertët e krahasuan me atë të therjes së bagëtive dhe trupi ishte hedhur në një kosh plehërash. Historia është transmetuar në Televizionin Klan vitin e kaluar me personazhe edhe prindërit e viktimës nga një fshat i Krujës, ndërsa dosja kishte mbërritur në gjykatën e këtij rrethi. Sot kjo dosje ka shërbyer si simbol i vendosjes së drejtësisë për atë që ka sfiduar gjatë këtyre viteve gjyqësorin shqiptar, trafikimin e femrave dhe pasojat e rënda që kjo ka sjellë në shoqërinë tonë. Ky proces i improvizuar, por i një çështjeje tipike të shfrytëzimit të prostitucionit dhe dhunës së pashembulllt të shtruar nga vetë trafikantët shqiptarë ndaj bashkëqyetarëve të tyre do i shpërndahet gjykatave në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës kanë qenë nxënës të shkollave të mesme të cilët improvizuan një proces për akuzën e vrasjes, roli i prokurores, gjyqtares, avokates, por edhe psikologes me sa duket janë përmbushur denjësisht pavarsisht moshës së tyre.
“Unë kërkova 12 vjet burgim dhe do të thosha se nuk ka rëndësi se sa vjet jep gjykata, e rëndësishme është që të sensibilizohet opinioni publik që kto vepra, dhe më e rëndësishmja që kur merret një jetë njeriu gjithë njerëzit duhet të dënohen dhe të përgjigjen para ligjit.”
“Mbrojtëse ishin rrethanat të cilat ishin lehtësuese për të akuzuarin.”
“ Ka ardhur koha që psikologia të zërë vendin e saj në gjithçka që bëhet në një gjyq, ajo duhet me patjetër, d.m.th. të përfaqësojë anën psikologjike të të pandehurit.”
Gazetarja: Cili ishte vendimi?
“Vendimi ishte shpallja fajtor për vrasje me dashje sipas nenit 76 të kodit penal gjithashtu edhe për armëmbajtje pa leje.”
Gazetarja: Sa vjet burg?
“Me 10 vjet burg. /tvklan.al