Pothuajse çdo person që infektohet me koronavirus zhvill antitrupa. Një nga studimet më të fundit të kryera në Kinë ka zbuluar se 95 përqind e 285 personave të analizuar zhvilluan të dyja llojet e qelizave imunitare që luftojnë virusin.

Kujtojmë që testi i antitrupave po përdoret gjerësisht në disa vende për të shikuar se sa persona e kanë kaluar virusin.

Megjithatë ende ka disa pikëpyetje rreth antitrupave. A zhvillohen tek të gjithë? Çfarë niveli antitrupash është e nevojshme për mbrojtjen dhe sa zgjat mbrojtja nga këto antitrupa?

Antitrupat janë qeliza imunitare që trupi i zhvillon si përgjigje ndaj një patogjeni të caktuar. Si përgjigje në më të shumtën e sëmundjeve infektive, trupi fillon dhe përgatit disa “armë” të specializuara që njohin virusin dhe e shkatërrojnë atë.

Njerëzit prodhojnë dy lloje antitrupash, imunoglobulinën M (IgM) dhe imunoglobulinën G (IgG)

E para prodhohet shumë shpejt pas infeksionit. IgM-të sigurojnë një mbrojtje të shkurtër përpara se të largohen. Vetëm 40 përqind e 285 pacientëve kishin zhvilluar antitrupa IgM brenda javës së parë të infektimit. Por pasi pacientët u vëzhguan për dy javë u zbulua se 95% e  tyre kishin krijuar antitrupa IgM.

Më me rëndësi është fakti që ato prodhuan antitrupa IgG. Këto antitrupa zgjasin më shumë për t’u zhvilluar, por janë lloji i antitrupave që të japin mbrojtje në terma afatgjatë.

Në një studim tjetër, kërkuesit mblodhën analizat e gjakut për 69 pacientë të tjerë. Brenda 20 ditësh, përveç dy pacientëve, nënë e bijë, të gjithë të tjerët prodhuan antitrupa./tvklan.al