Personat e imunizuar janë më pak të riskuar të zhvillojnë simptomat e Covidit  të  zgjatur.

Në këtë përfundim ka dalë një studim izraelit  i cili është  botuar në revistën shkencore “Nature”. Rastet që kanë marrë në shqyrtim mjekët lidhen të gjitha me fazën e parë të fushatës së vaksinimit, pra nga Marsi 2021.

Studiuesit pyetën për projektin e tyre më shumë se 3000 njerëz të testuar me PCR për simptoma të mundshme të Covid-it të gjatë.

Vaksina mbron nga infektimi, por edhe nëse një person infektohet  sëmundja përparon më  pak. Kjo reflektohet edhe në pasojat afatgjata të atyre që sëmuren me COVID-19. Sipas studimit, personat e vaksinuar kanë 54% më pak gjasa të kenë dhimbje koke se ata që  janë  të  imunizuar. Një tjetër fakt është se shanset e personave të vaksinuar për të zhvilluar lodhje kronike janë 64% më pak.

Studiuesit në Universitetet e Ulmit dhe Amsterdamit kanë gjetur një arsye tjetër pse vaksinimi është  i rëndësishëm. Ata thonë  se vaksina ofron mbrojtje edhe ndaj ftohjes.

Klan News