Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, deklaroi se në klub po punohet shumë për të përmirësuar skuadrën përpara fundit të merkatos verore.

United tashmë ka firmosur me sulmuesin Joshua Zirkzee dhe mbrojtësit Leny Yoro, Matthijs De Ligt dhe Noussair Mazraoui.

Por në Angli raportojnë se një tjetër objektiv është edhe mesfushori i Paris Saint-Germain, Manuel Ugarte, por Ten Hag preferoi që të mos fliste në lidhje me këtë në konferencë për shtyp përpara takimit në transfertë ndaj Brighton të shtunën.

“Vetëm ki durim! Vetëm uluni e prisni! Ne po punojmë, sigurisht, shumë fort dhe gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë skuadrën më të mirë të mundshme. Pra kemi disa ditë! Qasja do të jetë gjithmonë që të përmirësohemi për sa kohë të kemi mundësi, do ta kërkojmë. Por aktualisht nuk mund të them asgjë të re”, tha ai.

Jadon Sancho u rikthye në ekip pas huazimit te Borusia Dortmund. Mes teknikut dhe lojtarit, marrëdhëniet nuk kanë qenë shumë të mira e holandezi flet për marrëdhënien në bashkëpunim.

“Të shikojmë! Na duhen të gjithë futbollistët gjatë gjithë sezonit sepse është mbijetesa e më të fortit”, tha ai.

“Djajtë e kuq” do të kërkojnë fitoren e dytë në Premier Ligë, këtë herë në përballjen në transfertë.

Klan News