Presidenti francez Emanuel Macron nisi këtë të Premte, konsultimet me grupimet e mëdha politike për krijimin e qeverisë së re të vendit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 30 Qershorit dhe 7 Korrikut prodhuan për të parën herë ndër dekada një rezultat ku shumica qeverisëse nuk i takon koalicionit që i përket edhe presidenti. Asnjë nga grupimet kryesore nuk arriti numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e qeverisë.
Të parët, Macron takoi të majtët e Frontit të Ri popullor, me të cilët bashkëpunoi partia e tij liberale për të frenuar ardhjen në pushtet të së djathtës nacionaliste të themeluar nga Marinë Le Pene. Grupimi i të majtëve radikalë i bëri thirrje Macronit që në mandatin që do të japë për formimin e qeverisë së re të respektojë rezultatin e zgjedhjeve, ku në krye doli koalicioni i tyre.
Të Hënën, negociatat do të vijojnë me nacionalistët e Tubimit kombëtar. E paqartë është se si mund të formohet një qeveri e re kur tre grupimet kryesore refuzojnë të bashkëpunojnë me njëri – tjetrit për shkak të programeve krejt të kundërta, por ende nuk flitet për zgjedhje të parakohshme. Formimi i qeverisë së re, që duhej të formohej që në Korrik u shty për pas Lojërave Olimpike.
Tv Klan