Futbollisti Luis Advíncula ka hyrë në historinë e futbollit amerikano-jugor, por nga dera e gabuar. Në ndeshjen e kupës së amerikës së jugut, mbrojtësi i Boca Juniors u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë të kryer vetëm 9 sekonda pas fillimit të ndeshjes kundër Cruzeiro.

Arbitri, kolumbiani Perez, e mori këtë vendim sepse e konsideroi ndërhyrjen e tij nga pas në kyçin e këmbës së Lucas Romero të dhunshëm dhe të rrezikshëm.

Futbollistët e tjerë të Boca u përpoqën t’i bënin presion arbitrit për këtë ndëshkim në sekondat e para të ndeshjes.

Ish-lojtari Rayo Vallecano dhe Hoffenheim, i cili mori kartonin e kuq të njëmbëdhjetë në karrierë, u largua nga fusha e lojës me lot. Ndërsa Boca humbi me penallti ndeshjen e vlefshme për raundin e 16-të të Copa Sudamericana.

Tv Klan